Aksident i rëndë afër Badovcit, humb jetën një person

Një 49-vjeçar ka humbur jetën sot në mëngjes në një aksident trafiku që ka ndodhur afër liqenit të Badovcit. Sipas policisë, në aksident janë përfshirë një kamion dhe një veturë, transmeton IndeksOnline.

“Sot rreth orës 09:00, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan, respektivisht në fshatin Kishnicë. Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion dhe si pasojë një person, mashkull, 49 vjeç, ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr masat e nevojshme për lehtësimin e qarkullimit rrugor si dhe ka nisur punën për hetimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti.

spot_img
Lajmet e fundit
Lajme të lidhura