Blerim Sallahu ka zyrtarizuar kandidimin e tij për herë të parë për deputet të Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, ku mban numrin 58 në listë. Ai deklaroi se këtë sfidë e pranon me energji, përgjegjësi dhe vendosmëri, ndërsa besimin e marrë nga partia e cilësoi si nder dhe obligim.
Sallahu theksoi se do të angazhohet edhe më shumë për vlerat që e përfaqësojnë këtë subjekt politik, si drejtësia, barazia dhe dinjiteti i çdo qytetari të Republikës së Kosovës. Ai u bëri thirrje qytetarëve që të çojnë përpara këtë vizion, me guxim dhe me bindjen se Kosova meriton më shumë.
Në postimin e tij, Sallahu u shpreh i vendosur për të kontribuar në fuqizimin e institucioneve dhe avancimin e interesit publik.

