Analiza e Binance e bazuar në të dhënat e Chainalysis dhe TRM Labs tregon se aktiviteti i paligjshëm në kripto ka rënë në nivelet më të ulëta historike. Midis fillimit të vitit 2023 dhe qershorit 2025, volumi i transaksioneve të paligjshme në shtatë bursat më të mëdha globale ra në vetëm 0.018%–0.023% të volumit total — një tregues i qartë i pjekurisë së industrisë dhe forcimit të mekanizmave kundër pastrimit të parave (AML).
Në qendër të këtij progresi qëndron Binance, e cila jo vetëm që operon platformën më të madhe të likuiditetit në botë, por edhe mban nivelin më të ulët të ekspozimit ndaj fondeve të paligjshme në industri.
Të dhënat e Chainalysis tregojnë se në qershor 2025, vetëm 0.007% e volumit total të Binance ishte i lidhur drejtpërdrejt me adresa të kategorive të paligjshme 2.5 herë më pak se mesatarja e gjashtë bursave të tjera kryesore.
Nga ana tjetër, TRM Labs arrin në përfundime identike: 0.016% ekspozim për Binance, kundrejt 0.023% për bursat e tjera të mëdha.
Kjo arritje është edhe më domethënëse duke marrë parasysh se Binance përpunon volum tregtimi të barabartë me gjashtë bursat e tjera më të mëdha të marra bashkë. Mbajtja e raportit më të ulët të ekspozimit në këtë shkallë është provë e qartë e teknologjisë së avancuar, proceseve të forta të përputhshmërisë dhe disiplinës operacionale.
Midis vitit 2023 dhe 2025, Binance uli ekspozimin e drejtpërdrejtë ndaj fondeve të paligjshme me 96–98%, sipas të dyja kompanive të analizës rënie kjo më e madhe se e çdo burse tjetër të krahasuar.
Çfarë do të thotë “ekspozim i drejtpërdrejtë”?
Ky tregues mat pjesën e volumit të platformës që lidhet drejtpërdrejt me entitete të verifikuara si të paligjshme:
- subjekte të sanksionuara
- rajone të sanksionuara
- mashtrime (scams)
- financim të terrorizmiz
- ransomware
- aktorë kriminalë të identifikuar
Për shembull, nëse 1 USD nga çdo 10,000 lidhet me një adresë të paligjshme, ekspozimi është 0.01%.
Ndërkohë, financa tradicionale përballet me shkallë shumë më të lartë të krimit financiar: NASDAQ (2024) raporton 3.1 trilionë USD aktivitet të paligjshëm çdo vit, ndërsa OKB/IMF vlerësojnë se 2–5% e GDP globale pastrohet përmes bankave dhe kanaleve tradicionale.
Raporti i Shtëpisë së Bardhë (2025) e përmbledh qartë situatën:
“Pastrimi i parave dhe financimi i terrorizmit përmes aseteve digjitale mbetet dukshëm më i ulët sesa në valutën tradicionale dhe sistemet bankare.”
Si arriti Binance të bëhet lider global në uljen e aktivitetit kriminal?
Binance ka ndërtuar një arkitekturë të shumë-shtresore të sigurisë, përputhshmërsë dhe reagimit të shpejtë, e cila përfshin:
- 1280 specialistë në përputhshmëri, risk dhe hetime (22% e stafit global)
- 240,000+ kërkesa të trajtuara nga agjencitë e zbatimit të ligjit
- 400+ trajnime për hetues globalë
- Investime të mëdha vjetore në KYC, monitorim, analiza dhe bashkëpunim ndërkombëtar
- Teknologji të avancuar të mbështetur në AI, machine learning dhe analizë të sjelljes
- Rol themelor në Beacon Network dhe programin T3+ së bashku me Tether, TRON dhe TRM Labs për ngrirjen dhe rikuperimin e fondeve të paligjshme në kohë reale
- Monitorim të përhershëm dhe mekanizma që bllokojnë aktivitetet e dyshimta para se të përhapen në ekosistem
- Operim në shkallë të paparë: 217 milionë tregtime në ditë, 90 miliardë USD volum ditor
Këto elemente, të marra së bashku, e vendosin Binance si platformën më efektive në botë në uljen e ekspozimit ndaj aktiviteteve kriminale sipas të dhënave të verifikuara nga dy prej firmave më të respektuara në industrinë e analizës blockchain.
E ardhmja: një industri më e pastër, më transparente dhe më e sigurt
Me përparimin e inteligjencës artificiale, rritjen e standardeve globale dhe bashkëpunimin ndërkombëtar, pritet që aktiviteti i paligjshëm në kripto të bjerë edhe më tej. Transparenca e blockchain-it dhe qasja e Binance ndaj sigurisë po e çojnë industrinë drejt një epoke ku rritja e shpejtë dhe mbrojtja e përdoruesve ecin paralelisht.

