“Paketa e maleve” botohet në fletore zyrtare. Investim për turizëm malor, 10 vite pa taksa (Kush përfiton)

Më 3 maj hyn zyrtarisht në fuqi ligji për ‘Paketën e Maleve’, që ka synim të zhvillojë për turizëm zonat malore. Ligji i miratuar më 13 mars në Kuvend, është botuar edhe në Fletoren Zyrtare, dhe brenda 6 muajve institucionet duhet të plotësojnë aktet nënligjore, në mënyrë që të nisë zbatimi i tij.

Ky ligj u jep mundësinë të gjithë qytetarëve apo bizneseve që janë posedues faktikë të pronës shtetërore, pra e kanë përdorur si të jenë pronarë, të fitojnë pronësinë ligjërisht të këtyre pasurive, kundrejt tarifës simbolike 1 euro. Kushti i vetëm është që të vërtetojnë se kanë më shumë se 10 vite që e shfrytëzojnë pronën shtetërore dhe të paraqesin një plan biznesi për ta zhvilluar atë.

Po ashtu nga ky ligj përfitojnë edhe investitorët që mund të jenë persona fizik ose juridik në regjistrin tregtar, të cilët mund të bëjnë marrëveshje me personin që ka shfrytëzuar deri më tani pronën shtetërore dhe të bëjnë një investim të përbashkët.

spot_img
Lajmet e fundit
Lajme të lidhura