Sot, nga ora 20:30, fillon seriali “EDHE MALET FLASIN” nga vëllezërit Loshi. Ky projekt i ri sjell në ekran vuajtjet dhe sfidat e shqiptarëve gjatë viteve 1920-30, duke përshkruar jetën e njerëzve të zakonshëm në një periudhë të vështirë për kombin tonë.
Skenari, i shkruar nga Imer Loshi, është një rrëfim emocionues që rikrijon me saktësi frymën e asaj kohe. Përmes një qasjeje autentike, seriali ofron një reflektim të thellë mbi historinë tonë.
Mos e humbisni premierën sot, ora 20:30!