Arben Nikprelaj, futbollisti premtues që u shpall kampion më Prishtinën U21

Prishtina fitoi edicionin e parë të Superligës U21 në futboll.

“Bardhekaltërit” ishin skuadra që e dominuan këtë kampionat dhe në fund u shpallën kampion.

Njëri nga futbollistët që spikati më së shumti për Prishtinën U21 ishte Arben Nikprelaj.

Nikprelaj ishte fantastik me Prishtinën këtë edicion dhe arriti një sukses të madh në Superligën U21.

Pas suksesit me Prishtinën, Nikprelaj u shpreh mjaft i lumtur që arriti këtë sukses së bashku me shokët e skuadrës.

“Është një ndjenjë e veçantë që së bashku me shokët e skuadrës jemi shpallur kampion të Kosovës. Kemi bërë një punë të palodhshme përgjatë tërë sezonit dhe në fund morëm atë që merituam. Po punoj shumë që në të ardhmen t’i mbërrij majat e futbollit dhe të jetë krenar me mua jo vetëm familja ime, por e gjithë Shqiptaria”, deklaroi Nikprelaj.

Pas sezonit pozitiv me Prishtinën, padyshim që e ardhmja e Nikprelajt pritet të jetë në ekipin e seniorëve të Prishtinës.

spot_img
Lajmet e fundit
Lajme të lidhura