Biznesmeni Shkumbin Ismaili, shpallet Tatimpaguesi i vitit në Kosovë për të tretin vit me radhë

Për të tretin vit me radhë, biznesmeni Shkumbin Ismaili, shpallet tatimpaguesi i vitit 2023 në një ngjarje të organizuar tradicionalisht nga OEK dhe institucionet përkatëse.

Umpro Group, njëra nga kompanitë e vëllezërve Ismaili, e ka përmbyllur vitin 2023 duke paguar dhjetera miliona euro taksa për Republikën e Kosovës.

Ceremonia është organizuar të enjtën mbrëma në Prishtinë, ku në praninë e bartësve të institucioneve shtetërore dhe të komunitetit të biznesit në Kosovë, është bërë ndarja e çmimeve.

Binesmeni Shkumbin Ismaili është shprehur i lumtur me këtë mirënjohje, dhe për faktin që kompania Umpro Group vazhdon për vite me radhë të shpallet tatimpaguesja më e madhe në Kosovë.

“Kënaqësi për ne që vazhdojmë për shumë vite të kontribuojmë me miliona euro në buxhetin e Kosovës. Kjo mirënjohje çdo vit nga shteti i Kosovës, është një thirrje më shumë për neve që të angazhohemi për të kontribuar në buxhetin e Kosovës, e rrjedhimisht në zhvillimin ekonomik të vendit. ” ka thënë Ismaili.

OEK për vite me radhë shpall dhe nderon me çmime tatimpaguesit më të mëdhenjë dhe bizneset që derdhin miliona euro në buxhetin e Kosovës dhe punësojnë numër të madh të punëtorëve.

Së fundmi, biznesmeni me prejardhje nga Mitrovica dhe vëllezërit e tij kanë filluar një projekt investimi milionësh në qytetin e tyre të lindjës Mitrovicë, në kompleksin afaristo-banesor Troy Residence, përballë Interex dhe ETC.

spot_img
Lajmet e fundit
Lajme të lidhura