Berisha: Vjedhje edhe në libra të fëmijëve, arritën me bo shtetin hajgare

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka reaguar për mosdhënien e librave për fëmijet sivjet, i cili u shpreh se për të kjo është një vjedhje e cila kryhet në librat e fëmijëve.

Berisha ka thënë se po ndjenë keqardhje për Kosovën, ku sipas tij pushteti ka arritur që ta bëjë “shtetin hajgare’.

Kujtojmë se sot u bë e ditur se Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Inovacionit nuk ka arritur marrëveshje me shtëpitë botuese lidhur me furnizimin me libra për nxënësit, anipse mësimi do të fillojë për 10 ditë.

Vjedhje edhe në libra të femijeve !tash ndjej veq keqardhje për Kosoven !Arriten me bo shtetin hajgare !

spot_img
Lajmet e fundit
Lajme të lidhura