Arrestohet me urdhër të Gjykatës Speciale ish-ushtari i UÇK-së Dritan Goxhaj

Gjykata Speciale ka lëshuar urdhërarresti për shoqëruesin e trupave amerikane gjatë luftës së Kosovës, Dritan Goxhajn.

Arrestimi është bërë me pretendimin se Goxhaj ka nxjerrë emrat e dëshmitarëve të disa çështjeve penale, të ngritura pas luftës në Kosovë.

Kujtojmë se Goxhaj i është bashkuar UÇK-së si oficer i Ushtrisë Shqiptare në shkollën e aviacionit.

Gjithashtu ai ka pasur autorizimin e Shtabit të Përgjithshëm që të mbante kontakte me komandën e forcave amerikane në Shqipëri.

spot_img
Lajmet e fundit
Lajme të lidhura