Pas publikimit të përgjimeve, në të cilat dëgjohet shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, duke biseduar me Slavko Simiqin e Listës Serbe, në, ka pasur debat të ashpër mes panelistëve të ftuar.
Ishte, Shqipe Pantina ajo që ka vënë dyshimet për siç ja thënë ekzistimin e përpjekjes së VV-së që me shku në zgjedhje parlamentare duke i fajësuar partnerët e vegjel të koalicionit.
“Shiqoni çfarë ka ndodhur në javëne fundit, dy gra janë pjesët e titujve të mediave, Kusari dhe Gërvalla, të dyja mbajnë postet më të larta pas Albin Kurtit. Skandali i Gërvallës nuk është duke u mbrojtur nga VV-ja dhe tash Mimoza Kusari-Lila. Pra, nëse ne së shpejti shkojmë në zgjedhje Kurti ka kënd ta fajësoj. Ato janë pjesë e VV-së andaj nëse Kurti dëshiron të shkojë në zgjedhje i ka dy arsye pa e dëmtuar VV-në”, ka thënë Pantina.
I ashpër në reagimin e tij ishte analisti, Halil Matoshi i cili ka thënë se Mimoza Kusari nuk ka predibilitet që të bisedojë me Slavko Simiqin e Listës Serbe pa lejen e Albin Kurtit