“Fëmija i vogël po luftonte për jetën”- Dëshmitari rrëfen si ndodhi tragjedia e 3-fishtë

Foto Ilustruese

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur ditën e sotme në plazhin e Vilë-Bashtovës, ku babai dhe dy djemtë e mitur u mbytën.

Një dëshmitar i ngjarjes, ka treguar i pari ishte fëmija e vogël që po luftonte për jetën, e më pas filluan ishte babai dhe djali tjetër, 15-vjeçar. Sipas tij, vendi ku u mbytën ishte larg bregut dhe roja bregdetare shkoi për t’i dhënë ndihmë por ishin shumë larg.

“Unë me sytë e mi pashë që i pari ishte fëmija i vogël që po luftonte për jetën, pastaj filluan të 3. Roja shkoi i pari për ti dhënë ndihmë por ishte shumë larg. Pastaj u futën të gjithë njerëzit.

Roja i bregdetit i kapi i pari. Vetëm bërtisnin njerëzit. Kur dolën, dolën të pajetë. Shpejt dolën nuk ishte faji asnjërit por i vetë personave.”- u shpreh pushuesi.

spot_img
Lajmet e fundit
Lajme të lidhura