Ish-ministri në Qeverinë e Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq në emisionin“Politiko” në televizionin Kanal 10 ka këshilluar krerët e Kosovës që të dëgjojnë këshillat e SHBA-së.
“Nuk jam aq i aftë të flasë për marrëdhëniet Kosovë-Amerikë, është një çështje më e madhe nëse flas nga perpektiva ime. Por, besoj se njerëzit në Kosovë e duan Amerikën, dhe Amerika gjithashtu interesohet shumë se çfarë po ndodhë këtu, dhe besoj se disa liderë politikë këtu në Kosovë duhet të dëgjojnë më shumë se çfarë u thonë liderët amerikanë”, tha ai.
Ai gjithashtu tha se ambasada amerikane ka qenë e vetmja adresë në Kosovë, që jemi të përfshirë në politikë.
“Erdha sot këtu me ftesë të ambasadës amerikane. Për mua është shumë e rëndësishme, sepse është e sigurt që Amerikës i intereson dhe shqetësohet për çdo gjë që ndodhë këtu në vend. Ka vetëm diçka çka mund të them për ambasadën amerikane. Ka qenë e vetmja e adresë në Kosovë, që neve serbëve që jemi të përfshirë në politikë, që nga fillimi i vitit të kaluar, për çdo situatë problematike dhe serioze që ka pasur, na kanë thirrur, kemi diskutuar, na kanë dëgjuar, tani është kënaqësia ime të jem këtu”, shtoj ai.